Një 57 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Vlorë pasi ka tentuar të fusë sende të palejuara në burg.

Sipas njoftimit, shtetasi me inicialet V.K ka tentuar të fusë në ambientet e burgut të Vlorës një fishek arme gjahu, të cilin dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij, i dënuar në këtë IEVP. Fisheku është zbuluar gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave në ambientin e posaçëm të IEVP Vlorë.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re