Prangoset nga policia një 39-vjeçar i akuzuar për disa vjedhje banesash në kryeqytet.

Bëhet me dije se ai është G. T. 39 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Egnatia” nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Policia ka dokumentuar katër raste të vjedhjes së banesave nga 39-vjeçari.

Gjatë operacionit i janë sekuestruar disa sende; orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Banesat e vjedhura

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.

Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.

Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko