Me afrimin e datës kur legjislatura e re do të fillojë punimet e kuvendit, ka pasur shumë spekulime lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha, përsa i përket pranisë së tij si deputet edhe pas shpalljes “non-grata” nga Departamenti amerikan i shtetit.

Ndër personat që janë shprehur lidhur me këtë çështje është edhe deputetja e PS në legjislaturën e ardhshme, Lulzjeta Bozo.

Bozo është shprehur se vendimi i marrë nga SHBA duhet të ketë pasur arsye të forta. Ndërsa shtoi se hyrja apo jo në parlament, varet nga vetë Sali Berisha pasi ky i fundit është i votuar nga populli.

Ajo shtoi se nuk ka asgjë që e pengon të hyjë në parlament, pasi ish kryeministri është i votuar nga zgjedhësit dhe si pasojë vetëm ai vetë mund të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e parlamentit.

“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, u shpreh znj. Bozo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re