Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani dënon ashpër ngritjen e memorialit në nder të viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, i cili ndodhet tashmë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

I ftuar në A2 CNN, Bogdani tha se vendimi nuk ka të bëj me miqësinë mes dy popujve, por  është “tregues që Shqipëria po i largohet Evropës dhe po i afrohet lindjes”, me një formë “vasaliteti dhe heshtje” për të cilën Bogdani fajëson edhe mediat shqiptare, nga momenti që ngjarja ka ndodhur më 15 korrik, dhe doli nga Zëri i Amerikës”.

Në heshtje dhe “të shitur” sipas tij janë dhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, por edhe policia ndërtimore, nga momenti që “pa një vendim të posaçëm  të Këshillit të ministrave ose të Bashkisë, ai është thjesht një ndërtim i paligjshëm”.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe praninë e Kreshnik Çollakut, për të cilin Bogdani tha se nuk përfaqëson PD-në.

“Gabim shumë i rëndë, por jam i bindur qe ai ishte aty personalisht dhe jo  si përfaqësim i Partisë Demokratike”.-tha ndër të tjera Bogdani.

Por, nga ana tjetër kujtojmë këtu se vetë Çollaku është shprehur më parë se ishte aty si përfaqësues i PD-së, i ftuar nga Ambasada turke, dhe se Lulzim Basha kishte dijeni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re