Penalltia e fituar nga ana e Stërling në gjysmëfinalen e mbrëmshme Angli-Danimarkë ka shkaktuar debate të forta, duke i akuzuar anglezët se janë njësoj si italianët dhe spanjollët në simulime. Rrëzimi i Stërling në minutën e 103-të ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, pasi Angli shënoi me anë të penalltisë, duke kaluar pas më shumë se 5 dekadash në finale. E para, nëse penalltia ishte dhe e dyta në momentin e aksionit të Stërling ishin dy topa në fushë dhe për këtë aksioni duhej të ndalej, por arbitri e lejoi lojën të vazhdonte.
Iturralde González, ish-arbitër spanjoll, ka komentuar episodin e 11-metërshit të akorduar për Anglinë në shtesë, kur Sterling u rrëzua në zonë pas një kontakti fare të lehtë me mbrojtësin danez Maehle.
Ai shpjegon përse nuk ndërhyri VAR-i në këtë rast. “Nuk është penallti, por ka kontakt. Prandaj nuk ndërhyn dot VAR-i. Për mua, duhet të ndërhyjë, por protokolli i UEFA-s është i qartë. Arbitri gaboi, por VAR-i nuk e korrigjon dot pasi kishte kontakt. Nëse nuk do të kishte fare kontakt, arbitri do të thirrej për ta parë në VAR”, deklaroi Iturralde.
Më tej, ai akuzoi anglezët për sjelljen e tyre: “Arbitri nuk është mësuar me një anglez që hidhet, ai e ka të fiksuar në kokë që anglezët nuk simulojnë, që luajnë “fair play”. Sot, anglezët treguan që janë më latinë se spanjollët e italianët bashkë. Anglia sot mashtroi”.
Anglezët e pranojnë dhe specialistët: Nuk ishte penallti
Pas ndeshjes, edhe tifozët anglezë janë shprehur se ishin me shumë fat, duke pranuar se penalltia nuk ishte. “Nuk mendoj se ishte penallti”, – ka thënë Kejn për “Itv”, televizionin që transmetoi ndeshjen në Angli. Edhe Geri Nevil, tani në rolin e komentatorit, është shprehur: “Ishte një penallti shumë bujare, një prekje shumë e lehtë”.
Në këtë linjë kanë qenë shumë personazhe të njohur të botës së futbollit, mes tyre edhe Zhoze Mourinjo, i cili e ka thënë shumë prerë: “Nuk është kurrë penallti”.
Diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me hedhjen e Sterling, pas kontaktit që ai ka pasur me këmbët e Maehle dhe Jensen, por edhe me praninë e dy topave në fushë në fillim të aksionit. Rregullorja për një rast të tillë thotë se “nëse një top i dytë, një tjetër objekt hidhen në fushë gjatë ndeshjes arbitri duhet të lejojë vazhdimin e lojës, nëse elementi i jashtëm nuk interferon në aksion dhe duhet larguar sa më parë”.
Pra, arbitri nuk është i detyruar ta ndalojë lojën, por në rastin konkret topi i dytë ishte shumë afër aksionit, siç duket edhe nga imazhet. Topi i dytë ishte një element shqetësues si për Sterling, ashtu edhe për Maehlen, që po e ndiqte, edhe pse në fakt loja e tyre vazhdon e qartë.
Sipas The Sun, arbitri i ndeshjes Danny Makkelie do të kishte qenë në të drejtën e tij për të ndaluar lojën dhe për ta rikthyer lëvizjen për ta rifilluar atë me një nisje nga anësorja.
Ata spekulojnë se ose holandezi nuk e kuptoi që një top i dytë kishte hyrë në lojë ose që ai e konsideronte të mos kishte ndikim në lojë, e cila duket se është hipoteza më reale. Rregullorja e FIFA thekson me pak fjalë se nëse “një top shtesë, objekt ose kafshë tjetër hyn në fushën e lojës gjatë ndeshjes, gjyqtari duhet: të ndalojë lojën (dhe të rifillojë me një top në rënie, xham) vetëm nëse ndërpret, inteferon në lojë “.
Rrjetet sociale ndërkohë janë pushtuar nga memet për momentin e rrëzimit të Sterling. Të shumtë ishin ata që kanë postuar foto të hedhjes së një delfini, apo peshqve të tjerë, ndërsa disa të tjerë kanë ironizuar, duke postuar foto të kryeministrit anglez Boris Xhonson në kabinën e sistemit VAR. Tashmë gjithçka ka përfunduar dhe asgjë nuk kthehet pas, polemikat, me sa duket, do të vazhdojnë edhe me VAR-in.
Ndërsa komentet janë tejet ironike: Futbolli është një lojë që luhet me 22 personave me një top, por për Anglinë luhet me dy topa.
…
/faxweb
