Skip to content

Pranohet kërkesa e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar. Konkluzionet përfundimtare në 19 mars

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar.

Sipas News24, me kërkesë të prokurorit seanca është shtyrë për më 19 mars për te paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Tre javë më parë, Gjykata e Lartë ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.