Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit i është drejtuar me një kërkesë-ankesë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për tu shqyrtuar në kuadër të procesit të vettingut për gjyqtaren Blerina Muça.

 

Drejtuar kryetares së KPK Pamela Qirko, Komisioni i Rithemelimit thekson se ata janë të vetmit që përfaqësojnë PD që prej datës 11 dhjetor 2021, kur u legjitimua nga gjyqtari Agron Zhukri.

 

Ndërsa në një kërkesë tjetër, drejtuar ILD, Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar pezullim të gjyqtares Blerina Muça nga detyra e më pas t’i kërkojë KLGJ-së shkarkimin e saj për shpërdorim detyre.