Alkond Bengasi, personi që zbardhi grabitjen e bujshme të Rinasit, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2019 është tërhequr nga dëshmia që ka dhënë përpara hetuesve pas arrestimit. Burime bëjnë me dije se Bengasi me një shkresë drejtuar SPAK dhe GJKKO-së, duke i vënë në dijeni për tërheqjen e deklarimeve të tij që kishte dhënë pasi u arrestua. Në këtë mënyrë Bengasi i është hequr edhe statusi i dëshmitarit të drejtësisë dhe nuk përfiton ulje të dënimit.

Në dëshminë e parë që zbardhi një pjesë të ngjarjes, Alkond Brengasi tha se kishte modifikuar furgonin me të cilin u krye vjedhja. Ai u shpreh se ishin kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala që ia kërkuan një gjë të tillë.

Ndër të tjera, pranoi se është takuar me Muratajn dhe dy persona të tjerë nga Kosova të cilët iu kanë dorëzuar gjatë pas një dreke edhe furgonët që do të modifikonin.

“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qenë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e thërrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”, ishte dëshmia, të cilën e tërhoqi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re