Skip to content

“Pranuan dështimin e inceneratorëve”, Tabaku: Pas 430 milionë eurosh për to, qeveria rikthehet te landfilli

540676186 18054713603407678 4019398163678345670 n 674x450 1


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan si zgjidhje ndërtimin e landfill-eve.

Tabaku e cilësoi këtë një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk funksionon.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpranuan deshtimin e inceneratoreve tabaku pas 430 milione eurosh per to qeveria rikthehet te landfilli%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDeputetja akuzoi qeverinë se ndërsa sot pranon se duhet rikthyer tek landfilli, vazhdon të paguajë kontratat e inceneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe e ka shndërruar çështjen e mbetjeve në një nga aferat më të mëdha financiare të vendit.