Skip to content

Pranvera “harron të vijë”/ Reshje dëbore në Llogora, ja si paraqitet aksi rrugor

Ulja e temperaturave vijon të na shoqërojë gjatë këtyre ditëve të muajit pranveror.

 

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë qenë prezente në një pjesë të territorit.

 

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa në nivelin e 800 metra mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore.

 

Kështu, qafa e Llogorasë ka pasur prezenë të dëborës.

 

Por sipas burimeve nga kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës, reshjet e dëborës nuk kanë krijuar probleme në qarkullim.

 

Borëpastrueset kanë qenë në terren, ku dhe është hedhur kripë për të shmangur ngricat në akset rrugore.