Këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci në një postim në rrjetet
sociale ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai shkruan se
“Pranvera me nji kët Lul nuk vjen!” duke thumbuar kreun e opozitës i
cili nuk i arriti dot qëllimet e tij për pengimin e zgjedhjeve dhe për
largimin e Edi Ramës.

Edhe pak ditë më parë këngëtari ironizoi ata që thonë se do të
bojkotojnë votimet. “Shumica që shkruejn nuk marr pjesë në votime, s’kan
votu edhe kur asht dasht’. Bojkoti i zgjedhjeve është më i rëndë se
shit-blerja e votës.

Me votu asht e vetmja rruge qe ploteson kerkesat tueja si idealist, shitblerja e votes zvoglon ty si person, mosmarrja pjes ose abstenimi asht ma keq se me e shitble voten. Nji her në dy vjet i takon. Korrupsioni zgjedhor ka me ken ma i vogel” shkruan ai.






Previous articleFlet heroi i cili shpëtoi 2-vjeçaren që ra nga dritarja, ja dhurata që mori nga familjaNext articleRama voton në Surrel, me sy të enjtur, vishet me treçerekshe, çorape deri tek gjuri

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re