Meteorologu Hakil Osmani ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e motit në emisionin “7p5”. Meteorologu tregon se moti do vijojë të jetë i paqëndrueshëm si për kushtet atmosferike edhe për luhatjen e temperaturave.

Jo vetëm dita e premte, por gjitha java ka sjell një mot të paqëndrueshëm. Reshjet do të jenë prezente edhe sot. Duke filluar orët e mbrëmjeve kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, reshjet mbeten prezente në zonat veriore.

Temperaturat do të kenë rritje deri në 18 gradë celcisu, në qytetet si Durrës, Vlorë, Sarandë.

Mëngjesi i sotëm është ndjerë i ngrohtë pasi minimlja ka shënuar 3 gradë celcius në zonat malore, ndërsa në vijën bregdetare dhe në zonat qendrore minimalja ka shënuar 9-12 gradë celcius.

Fundjava do të sjelli mot të paqëndrueshëm. Dita e shtunë do të jetë herë pas here me reshje shiu në ultësirat perëndimore.

Në zonat malore rishafqen flokët e dëborës, pasi temperaturat bien me 3-4 gradë celcius. Në zonat malore zbresin në vlera negative.

Mesdita sjell sërish rënie të temperaturave, maksimumi është 16 grdaë celcuis.

Orët e para të ditës së diel psëojnë sërish ulje temperaturat. Vranësirat dhe të jenë prezente, ku nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në juglindje, ndërsa verilindja pret reshje më të pakta./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re