ranca ishte zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Në konferencën e ditës së sotme presidenti Macron u shpreh se vendet e Ballkanit kanë bërë reforma që duhen vlerësuar, por kjo sipas tij nuk mjafton për të hapur negociatat.

Gjithashtu ai theksoi se nuk mund t’ia shpjegonte qytetarëve të tij se si mundet që një shtet që konsiderohet i sigurt si Shqipëria ka një nivel kaq të lartë emigrimi.

Ndërkohë, gazetarja e “Abc News“, Erisa Zykaj ka arritur të sigurojë argumentin kryesor që Franca përdori për të kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Një zyrtar i lartë francez ka artikuluar qartë, se që prej vitit 2005, Franca ka një shqetësim të qartë lidhur me procesin e zgjerimit.

Ky proces për Francën mbetet tepër i politizuar dhe kapitujt e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të hapen sipas kritereve politike dhe jo rezultateve në realitet.

Për Francën është absolutisht e nevojshme të gjendet një metodë e re, pasi avancimi në procesin e integrimit europian nuk bëhet thjesht me reforma të aprovuara në letër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re