Analisti Agim Baçi ka deklaruar se në listën e qarkut Fier, është hequr Erion Braçe, me veton e Belinda Ballukut.

Sipas Baçit, lëvizja e Erion Braçes nga Divjaka, një zonë që e ka dashur dhe respektuar, është e çuditshme.

“Braçe bie në sy sepse ka qenë deputeti i Beratit, i Divjakës dhe vjen në Tiranë pa pritur në momentin e fundit. Dyshohet që zonja Balluku mund të ketë vendosur veton që Brace të jetë në Tiranë. Braçe është i rrezikuar, abitati i tij është në Fier”, tha Agim Baçi ne emisionin Open në News24.

Ndërsa analisti Dritan Hila e ka cilësuar ekipin e ministres Balluku në Fier si ekip parashutistësh.

“Balluku që është e parashutuar aty, bashkë me një ekip parashutistësh aty nuk e di se kush do t’ja marrë politikisht”, tha Hila.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko