Deputeti opozitar Selami Jenisheri ka vendosur të ndryshojë look.

Ditën e sotme ai është shfaqur në seancë plenare me flokët të lyera dhe baluket me vijë në mes.

Në momentin e marrjes së mandatin rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional.

Por mesa duket fama nën kostumin e deputetit e ka bërë atë të mendojë për një look të ri për të tërhequr vëmendjen.

Duket se Jenisheri është futur në garë me Kujtim Gjuzin, i cili solli një model të panjohur më parë flokësh në parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re