Kryeministri Edi Rama ka lënë kryeministrinë dhe ka takuar kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në zyrën e tij.

Takimi pa praninë e medias bëhet një ditë para seancës plenare, ku opozita ka premtuar luftë në sallë.

Deputetët e PD-së kanë përgatitur sulm me vezë e miell, por edhe pushtim të foltores gjatë gjithë kohës.

Rama mësohet se i ka kërkuar Ruçit që të ketë përpjekje për marrëveshje me PD-në para séances për rendin e ditës dhe pritet që Ruçi të takohet me Edmond Spahon.

Megjithatë, mazhoranca ka hartuar edhe një “plan B” për të shmangur një përplasje në sallë.

Përplasje që zhvillohet përpara mitingut të së shtunës, pasi opozita prej dy javësh po tenton të bllokojë punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare, pas akuzave të ngritura në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re