Votimi i të enjtes mbrëma për Teatrin Kombëtar duket se ka patur dhe “incidente”, proceduriale e politike bashkë. Në rastin e parë, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo thotë se ai nuk ka qenë në sallë dhe se dikush tjetër mund të ketë votuar në vend të tij. Kjo pasi u aludua se ka patur rrjedhje votash nga opozita, në drejtim të mazhorancës.

Ndërsa TCH informon se në radhët e kësaj të fundit, ka qenë ministri Majko ai që nuk ka pranuar të votojë pro-prishjes së teatrit.

TCH kujton se me këtë veprim, ish-kryeministri socialist i ka qëndruar korrekt pozicionit të tij të para afro dy dekadave, ku dhe atëherë Rama si ministër Kulture, e ai si shef qeverie, donte të rrëonte godinën teatrore. As atëherë pra, Majko nuk ka pranuar ta miratonte këtë veprim.            

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re