Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, zbulon prapaskenat që fshihen pas përjashtimit të tij me dhjetë ditë nga Kuvendi.
“Kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palodraft, për të anashkaluar Reformën Zgjedhore, së bashku me opozitën rrugore.
Por, kjo nuk është reformë zgjedhore pa ndryshimin e sistemit elektoral.
Unë jam përjashtuar se kam evidentuar intimidimin e votës së disa deputetëve të opozitës parlamentare nga elementë të qarqeve socialiste. Ndaj deputetëve është ushtruar presion psikologjik dhe janë joshur financiarisht“, tha Ralf Gjoni.
