Juristi Saimir Vishaj thotë se gjatë kësaj kohe nuk është bërë spastrim i drejtësisë, por thjeshtë një kalim i gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie.

Ai shprehet se gjyqtarët nuk mund të dënojnë të shkarkuarit nga vettingu pasi vetëm disa kohë më parë kanë qenë kolegë.

“Në këto momente që ne flasim, nuk mendoj që ne spastruam sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që kishin probleme me drejtësinë por ata i kthyem në një moment në avokatë.

Kjo është anormale, situatë alarmante për të cilën ne kemi pasur të gjithë shqetësim që do të thotë që nuk ka ndodhur asgjë. I hoqën nga sistemi i drejtësisë për t’i vendosur në studio avokatie.

Sot një ish gjyqtar i përjashtuar nga organi i vettingut shkon përballë me një avokat apo gjyqtar që ka qenë në një trup gjykues.

Ndërton një studio luksoze. Është shumë e vështirë që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë kaluar vettingut të gjykojnë kolegët e tyre.

Ata më parë mund të fusin në burg një avokat, një të varfër për 2 gramë hashash por e kanë të pamundur të fusin kolegët pasi nesër mund të jenë ata në të njëjtin status. Gjendja është alarmante”, tha ai për Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re