Analisti Preç Zogaj gjykon se Sali Berisha nuk është i interesuar për të mbledhur Kuvendin e PD, por për të organizuar një manifestim.

Zogaj tha se nuk mundet që organi më i lartë i PD-së të mblidhet pa i verifikuar më parë firmat e 4200 delegatëve që një ditë më parë u dorëzuan në selinë blu nga grupi i Berishës.

Sipas analistit, kjo është njësoj sikur “të shikosh filmin nga fundi”.

Të dyja palët kanë juristët e tyre. Është kaq e paqartë dhe mendoj që paqartësia që kanë të gjithë është se këta shmangin statutin. Statuti është shumë i qartë dhe i thjeshtë. Është përpjekja për një Kuvend jashtë statutor që e bën të paqartë. 

Presupozohet që janë 1800 veta të cilët kërkojnë një kuvend dhe duhet të legjitimohen me qëllim që t’i hapet rruga mbledhjes. Këta thonë të shkojnë si anonim dhe të verifikojmë aty. Këta duan ta shikojnë filmin nga fundi. Po sikur të ndodhë që aty janë të gjithë falsifikime?

Jo vetëm blof, por këta janë në një manifestim ekstrem trë arrogancës, organet që i kanë zgjedhur vetë para 3 muajsh janë penduar ditën që Basha vendosi pezullimin e Berishës dhe tani i kanë përjashtuar pa e mbledhur kuvendi. Madje e poshtërojnë kryetarin e zgjedhur. 

Berisha nuk do ta mbledhë kuvendin. Berisha ka rekord të vetin për kuvendet e jashtëzakonshme. Këta duan të bëjnë një miting, ta bëjnë fakt të kryer duke shkelur rrugën normale”, u shpreh analisti Preç Zogaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re