Në një rrëfim të rrallë për emisionin Opinion, analisti dhe publicisti Preç Zogaj ka treguar se si u lidh me Partinë Demokratike dhe si u zgjodh Sali Berisha në krye të kësaj partie dhe si u shkarkua Azem Hajdari nga drejtimi.

“Berisha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike më 14 Shkurt në një mbledhje të Kryesisë së sapozgjedhur. U bë një mocion në Komitetin Nismëtar për shkarkimin e Azemit. Disa nga anëtarët kishin vërejtje për mënyrën se si e drejtonte për disa gjëra.

Me votim e shkarkuan. Arben Imami dhe Azemi ikën, u  larguan, thanë kjo nuk është PD që kemi kriujuar ne, nuk e thanë me gojë por lanë ta kuptonin që nuk do ta pranonin. Aty pastaj ra një heshtje varri. Pak a shumë po pyesnim pa folur që çfarë bëmë kështu. Unë e kam argumentuar që kjo gjë nuk duhej të ndodhte. Unë propozova që i kemi krijuar degët, ne të bëjmë aktiv dhe të kalojmë te komiteti drejtues. U bë një mbledhje që zgjodhi kryesinë me votë. Berisha doli se mori më shumë vota.

Njerëzit në përgjithësi në Shqipëri e njihnin atë si lider. Edhe për shkak të një protagonizmi më të madh që kishte patur gjatë Dhjetorit. Unë kam qenë determiues në zgjedhjen e Berishës në 14 Shkurt bashkë me Neritan Cekën. Njerëzit ishin grupuar sipas njohjeve të mëparshme. Unë me Berishën kam pasur njohje përpara ’90, ai ishte kardiolog. Nuk fitoi 50+1 të votave.

Kishte njerëz që më kritikuan për qëndrimin që mbajta, sepse ata mendonin që nuk ishte mirë, mendonin që i kisha miq. Ata parashikuan që ai që unë e quajta drejtim kolegjial nuk do funksiononte. Përgjatë vitit deri sa erdhi kongresi i Tetorit ne u mblodhëm rreth Neritan Cekës dhe kemi avancuar dhe kemi dalë në kongres me Neritan Cekën”, u shpreh Preç Zogaj.

Zogaj ka treguar versionin e tij për praninë e Edi Ramës në mbledhjet e para të Partisë Demokratike dhe largimin nga kjo forcë.

Sipas Zogajt, Rama ka shkuar me vonesë në takimet që organizonte PD, por sërish i dhanë një rol drejtues. Po ashtu ai thotë se Rama u largua pas një debati me Gramoz Pashkon, pasi sipas tij ka kuptuar që nuk kishte vend për të dy.

Mendimi im është ky, Rama dhe Pashko e panë njëri-tjetrin në sy dhe kanë menduar se nuk ka pasur vend për dy njerëz të periferisë së bllokut at. Edhe Berisha e la që të merrej me Gramoz Pashko me të. Rama përpiqej si radikal.

Rama përfaqësonte një korent të Partisë së Punës, ishte brenda atmosferës se ishte pjesë e një familje që ishin të mbushur kundër Ramiz Alisë. Ishte për një luftë për pushtet brenda llojit dhe jo për demokraci”, tha ndër të tjera Zogaj.

Preç Zogaj pranoi publikisht se ka bashkëpunuar me Lulzim Bashën dhe e ka asistuar.

Zogaj u shpreh se ky bashkëpunim u ndërpre në momentin që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike vendosën për të ngritur çadrën e protestës në bulevardin përpara Kryeministrisë dhe më pas me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.

Unë kam një njohje me Bashën. Unë kam punuar pranë tij. Mund ta them sot. Deri në momentin kur u ngrit çadra, kam qenë një nga njerëzit më afër Lulzim Bashës. Shumë e shumë gjëra i ka bërë dhe me asistencën time. Nuk e diskutoj që bashkë me të tjerë po punonim që të shkonte drejt fitores. Te çadra ka marrë një thyerje që e ka vazhduar deri te djegia e mandateve. Unë jamçuditur me atë. Kam patur ndershmërinë që t’ia them ballë për ballë në sy. Ajo është një rrugë pa krye në të cilin hyri”, deklaroi Preç Zogaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re