Dy kryebashkiakët e fundit të Partisë Socialiste në Vlorë e mbyllën mandatin e tyre në këtë bashki me raporte të krisura me kryeministrin Edi Rama.

Ditën e sotme në emisionin “Log.” në Panorama TV, kandidati i PS në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki, Ermal Dredha foli pikërisht për raportet me kreun e qeverisë dhe nëse i druhet një fati të ngjashëm me atë të Gjikës dhe Lelit.

“Nuk i kam pyetur. Unë për të gjithë kam respekt. Jeta është mision dhe sfidë. Ne marrim angazhimet tona dhe shpresojmë t’i çojmë përpara ashtu si duam. Do mundohem ta kryej këtë mision. Jam i bindur që do fitoj bindshëm.

Unë kam pasur raport shumë të mirë me kryeministrin dhe vazhdoj ta kem. Kam bashkëpunuar edhe më përpara. Një nga arsyet pse e kam pranuar këtë gjë është se unë e shikoj pjesën që ka bërë kryeministri Edi Rama për Shqipërinë është e paimagjinueshme dhe mua më frymëzon”, u shpreh Dredha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re