Kohët e fundit, në Kosovë pati një debat publik mbi një çështje të nxehtë, atë për të patur një “fëmijë pa baba”, nga ana e një femre.

Simbol i këtij fenomeni është muzikanti dhe blogeri hollandez Jonathan Jacob Meijer, 41 vjeç. Atij mund t’i ndalohet përjetësisht nga dhurimi i spermës. Kjo pasi u padit nga Donorkind Foundation në Hagë, sepse dhuroi spermën e tij në klinika të ndryshme dhe kështu u bë baba i 550 fëmijëve.

Përveç Fondacionit, ai është paditur edhe nga një grua në Gjermani, së cilës i ka dhuruar spermë dhe me të cilën ka një fëmijë.

Avokatët e akuzojnë atë se ka dhuruar spermë dhe kështu është bërë baba i 550 fëmijëve në mbarë botën, edhe pse në 2017-ën i ishte ndaluar të dhuronte në Holandë.

Ndalimi erdhi sepse Meijer nënshkroi një kontratë me Fondacionin Donorkind për të qenë dhurues për vetëm 25 fëmijë, por sperma e tij ishte në dispozicion në dhjetë klinika për gratë ose çiftet që dëshironin fëmijë, kështu që muzikanti u bë baba i 102 fëmijëve.

Pavarësisht ndalimit, holandezi e vazhdoi këtë praktikë jashtë vendit të tij. Pa përmendur se ishte dhurues në vendin e tij, ai vazhdoi të shiste spermë përmes rrjeteve sociale dhe faqeve të ndryshme të internetit.

“Kjo lloj sjelljeje është e rrezikshme për mirëqenien psikologjike dhe shëndetin e fëmijëve të dhuruesit. Duke vënë në plan të parë nevojat e tij riprodhuese, dhuruesi po vepron në mënyrë të paligjshme,” citoi Daily Mail të ketë thënë një avokat i Fondacionit Donorkind. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re