Mediat serbe raportojnë për gjetjen e një arsenali të vërtetë ushtarak më datë 14 nëntor në territorin e Bujanovcit.

“Kurir” bën me dije duke iu referuar autoriteteve zyrtare se gjatë një kontrolli për largimin e minave në zonë, janë konstatuar një numër i madh predhash anti-tank bashkë me sistemet e tyre të hedhjes.

Po ashtu, është gjetur një sasi e madhe nitroglicerine, një minë anti-tank, një çantë me municione dhe një pajisje GPS.

Mediat serbe raportojnë se këto armë i përkasin Ushtrisë Cclirimtare të Preshevës Metvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB).

Nga ana tjetër nuk ka një reagim zyrtar të qeverisë serbe se kujt i përkasin këto armë duke bërë që të dyshohet për një plan të mirëmenduar kundër shqiptarëve në një kohë që ish-krerët e UÇK-së janë në Hagë, kurse Vuçiç kërcënon hapur me luftë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re