Prefekti i Edirnesë viziton Elbasanin.Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe Prefekti Gledian Llatja kanë pritur sot në një takim prefektin e Edirnesë, Turqi, Z. Ekrem Canalp.

Z. Canalp dhe delegacioni që e shoqëronte u ndalën fillimisht në zyrën e prefektit me të cilin folën për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy qyteteve, por edhe më mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej.

Llatja foli mbi projektet e zhvillimit më tej të qarkut të cilat janë një mundësi shumë e mirë edhe për të afruar investitorët turq.Prefekti mik u prit më pas në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, Z. Sejdini i cili, në të njëjtën linjë, foli mbi projekte të rëndësishme dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë u ndal në mundësinë e investimeve në Tregan, duke nënvizuar cilësinë e ujërave termale të kësaj zone.

Më tej delegacioni u ndal në Bradashesh ku shumë shpejt, me anë të një investimi turk, do të hapet gjimnazi i parë mjekësor në vend. Një kërkesë e kryetarit të bashkisë e cila gjeti mbështetje dhe shumë shpejt do të formësohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re