Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana i është bindur urdhërit të kryeminstrit Rama për ta zhbërë titullin “Qytetar Nderi”, dhënë ish-deputetit të ndjerë Gafurr Mazreku, i njohur dhe si atentor i ish-deputetit demokra, po ashtu i ikur nga kjo jetë, Azem Hajdari, të cilin e plagosi pas një përplasjeje fizike në foltoren e parlamentit, në vitin 1998.

Prefekti Kuçana nuk e ka firmosur vendimin e Këshillit Bashkiak Has, çka e bën atë nul nga ana ligjore.

Çështja u shndërrua në një tjetër trazim politik, ku opozita akuzoi se pas vendimit për ta bërë Mazrekun “Qytetar Nderi”, qëndronte Rama dora vetë, ndërsa ky i fundit ka shprehur irritim, ndonëse ka vetëm një këshilltar nga partia e tij në Këshillin Bashkiak të Hasit.

Ndaj, Rama zgjodhi të diktonte në emër të kompetencave të tij, që Prefekti të mos e aprovonte titullin e shumëdiskutueshëm për të ndjerin ish-deputet socialist.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re