Skip to content

Prefekti i Shkodrës, letër Metës: Vendi i kryetarit të bashkisë është vakant

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i ka dërguar presidentit Ilir Meta dokumentin e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, si dhe e ka njoftuar për ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës.

Sipas prefektit dorëheqja e Valdrin Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër, ndërkaq e paralajmëron Metën, se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.

Në dokument thuhet se është konstituar Këshilli Bashkiak, i cili përbëhet nga 51 anëtarë dhe eshte zgjedhur kryetrja e ketij Keshilli!