VLORË- Qarku i Vlorës i ka marrë të gjitha masat për të pasur një sezon turistik të sigurt e të pastër për pushuesit, të cilët zgjedhin qytetin bregdetar për të shijuar pushimet verore. Kështu u shpreh prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj, i cili tha se ka vijuar takimet me grupet e punës së task-forcës, që është përgjegjës për ofrimin e këtyre shërbimeve.

“Do jenë grupet e punës së task-forcës vendore më të gjitha institucionet, të cilat do të verifikojnë masat dhe  përgatitjet nga stacionet e plazhit, nga bashkia, dhe gjithkush tjerrtë që është përgjegjës në territorit për sigurinë dhe pastërtinë në të gjithë vijnë bregdetare të Vlorës, por edhe të gjithë qarkut të Vlorës pasi i njëjti grup pune do të fillojë të funksionojë edhe për Himarën dhe për Sarandën”, tha ai.

Ai u shpreh se shqetësimi kryesor që kanë qytetarët është pastrimi, por dhe për këtë çështje, prefekti tha se më 15 qershor do të fillojë punën operatori i dytë për të pastruar të gjithë vijën bregdetare të qarkut të Vlorës, që përfshin Sarandën dhe Himarën. Kjo formë shtoi ai është garanci e shtuar se plazhet e qarkut Vlorë do të jenë të pastra.

“Unë kam qenë dje në Sarandë, dhe kam mbledhur taskë forcën dhe kam lënë po të njëjtat porosi. Shqetësimi kryesor jo vetëm i vlonjatëve, por i gjithë qytetarëve që janë në vijnë bregdetare është se janë të shqetësuar për pastrimin. Unë kam pasur komunikim me të gjitha aktorët dhe me 15 qershor futet edhe operatori i dytë për pastrimin e vijës bregdetare për Sarandën dhe Himarën dhe Vlorën gjë që është një garanci më shumë se do kemi sezon turistik të pastër”, theksoi ai.

Ai foli edhe për një temë tjetër , e cila mbetet shumë shqetësuese gjatës verës dhe që ka të bëjë me zjarret në pyje dhe kullota. Prefekti theksoi se ka zhvilluar takime me pushtetin vendor për të rritur gatishmërinë dhe vetëdijesimin për këtë fenomen, i cili prek vendin tonë, sidomos gjatë muajve korrik-gusht.

“Sa i përket zjarreve, kemi qenë në të gjitha takimet dhe vazhdojmë në takime sensibilizuese me fokus që të merren masat nga pushteti vendor, për të mos patur zjarre, që mund të shkaktojnë dëme masive në pyje, kullota”, tha ai./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re