Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në seancën plenare ku diskutohet projektligji për “Prefektin e Qarkut” tha ndër të tjera se ky ligj ka vetëm disa rregullimi kozmetike dhe nuk është marrë  me thelbin.

Tabaku ndër të tjera tha se i vjen mirë që kur ky ligj erdhi në parlament u tërhoq një prej elementëve që kishte të bënte me kompetencën e prefektit për të shkarkuar kryetarin e bashkisë, pasi sipas saj do të ishte një instrument qe qeveria  do ta përdorte në mënyrë abuzive.

Tabaku: Ligji për prefektin duhet të kishte ngjall debat. Ligji për prefekti ka disa kohë që diskutohet për te ardhur dhe me vjen mirë që kur erdhi u tërhoq një prej elementeve e cila kishe te bënte me kompetencën për shkarkimin e kryetarit të bashkisë.

Eshte nje instrument qe qeveria do ta ushtronte në abuzim, ashtu sic ka bërë gjithmonë.

Së dyti pak kohe me par parlamenti përfundoi nje komision te reformës territoriale. I cili nisi në shtator 2021 me dakordesi e dy palëve, me idenë që tashme 10 vite pa zbatimit te kësaj reforme gjysmake, sepse nuk KA prekur 3 nivelet e qeverisjes. Ky komision prodhoi disa sugjerime për të pasur një strategji integrale te plotë, se pari për kompetencat që duhet të ketë cdo nivel qeverisë dhe si duhet të funksionojë pushteti vendor.

Sot ardhja e ligji te prefektit që ben disa rregullime kozmetike dhe nuk  kapet me thelbin, për mua është një ligj rutinë që nuk ndryshon thelbin e kësaj situate.

Sipas Bankës Botërore, reforma e decentralizimit transferoi disa përgjegjësi dhe shërbime publikr nga qeveria te autoritet lokale, por zbatimi i saj ishte i gabuar.

Një sërë shërbimesh sot nuk afrohen në pushtetin lokal.

Nëse ky parlament do të fliste për një reformë të mirëfillte do të fliste per zbatimin e strategjisë së decentralizimit për përgjegjësitë e prefektit dhe për mënyrën se si gabimet e reformës së parë territoriale duhet të kompesoheshin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re