Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës si dhe njw prej udhëheqësve të UÇK-së, Kadri Veselit, Fazli ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi, me anë të një postimi në Facebook.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.
Ndërkohë që më parë për shkak të përkeqësimit të shëndetit të babait të tij, Kadri Veseli vizitoi Kosovën për 3 ditë në muajin maj. Ai qëndroi nga data 2 maj deri më 5 maj në spitalin ku ishte shtruar babai i tij në Mitrovic.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re