Ka hyrë në ditën e saj të 11 greva e naftëtarëve të Ballshit, ku situata paraqitet serioze dhe shumë e rënduar. Me fjalët që nuk gjenden, për shkak të ditëve të gjata në grevë, naftëtarët shprehen se do të qendrojnë aty, qoftë edhe duke u vetëflijuar.

Grevistët kanë marrë sot vendimin ekstrem, duke mos marrë asnjë lloj shërbimi, qoftë edhe mjekësor, ndërkohë që nuk kanë pranuar edhe kontaktin me mediat. Po ashtu gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj, shprehet se prej ditës së sotme naftëtarët nuk do të marrin as ujë me sheqer, me të cilin kanë mbajtur frymën gjallë në këto ditët e fundit.

Ndërkohë që grevistët nuk kanë pranuar që të takojnë as familjarët e tyre dhe as kolegët, që në të gjithë këto ditë kanë qendruar në mbështetje të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re