Regjisori i njohur Pirro Mani dhe bashkëshortja e tij aktore, Pavlina Mani janë larguar prej 17 vitesh në Amerikë duke i munguar publikut dhe vendit të tyre, ku dhanë aq shumë për artin e sidomos filmin shqiptar.

Në New York dy ndër artistët më të shquar të vendit tonë, kanë krijuar një jetë të re.

Ata herë pas here vizitohen nga miq e dashamirës të artit, siç ka ndodhur edhe me dy mysafirët e sotëm, teksa  kanë rikthyer Pirro dhe Pavlina Manin, pas një mungesë të gjatë, për publikun shqiptar.

Para disa ditësh gazetari Dalip Greca ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre, dhe ka postuar disa foto.

“Sot paradite, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën siç dinë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan gazetari Dalip Greca, pas vizitës tek familja e dy artistëve të mëdhenj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re