Kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka bërë të ditur se është shëruar nga Covid-19, teksa prej rreth 2 javësh që kur ka mësuar lajmin ka qenë i vetëizoluar.

Veseli thotë se se nuk ka pasur simptoma të rënda ndërsa e ka pasur të vështirë periudhën e izolimit.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka dhënë edhe një këshillë për qytetarët.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.” thotë Veseli.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re