Skip to content

Prej 24 ditësh në grevë, një prej naftëtareve tenton të vrásë veten (Video)

Teksa ndodhen në ditën e 24 të grevës së urisë, një prej naftëtareve në Ballsh ka tentuar që ti japë fund jetës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se njëra prej grave që qendron në grevë, ka tentuar që të presë damarët, por është penguar nga shoqet e saj.

Grevistet shprehen se ndihen të braktisura nga shteti, ndërsa kanë kritikuar dhe presidentin e vendit Ilir Meta, i cili gjatë ditës së djeshme ishte në Bylis dhe nuk ishte ndalur për ti takuar ato.

“Jemi të pashpresa dhe shteti na ka braktisur. Presidenti Meta ishe në Bylis dhe nuk erdhi të na takojë, na ka mbetur vetëm që ti drejtohemi Elvis Naçit për bukë”, thanë ato.

Gruaja që ka tentuar të vetëflijohet është Mimoza Muhametaj, e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, e megjithatë ajo qendron ende në rezistencë së bashku me shoqet e saj. Të gjitha zonjat kanë një gjendje të rënduar psikologjike, dhe durimi duket të jetë sosur për të gjitha ato.

Zonjat shprehen se dita e djeshme ka qenë një nga më të vështirat për to, ku përveç problemeve të shumta shëndetësore, ndjejnë gjithnjë e më shumë braktisjen e shtetit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb