Skip to content

Prej 24 orësh i zhdukur, familja ngre alarmin për 40-vjeçarin. Gjendet motori dhe…

Një 40 vjeçar në Skrapar prej 24 orësh rezulton i zhdukur.
Bëhet fjalë për Ilir Kurtin.

Rasti u denoncua nga familja e tij, ndërsa në kanionet e Skraparit u gjet një shishe vere gjysme e pirë, motori dhe një cigare.

Informacion paraprak/

Dje, kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.