Prej 3 ditësh, vijon aktive vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit, ku deri më tani është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe pyjore.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se përveç forcave zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve është angazhuar dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Musajit, pritet që ministri i Brendshëm, Taulant Balla të shkojë në zonë për të vëzhguar nga afër situatën.

“Tashmë prej 3 ditësh, qindra forca policie dhe zjarrëfikse të repartit të Fierit po luftojnë me flakët, ku një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët. Është e pamunudur për t’u vënë nën kontroll. Megjithë përpjekjet e shumta të repartit zjarrfikës, nuk ka mjaftuar kjo, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po punon për shuarjen e flakëve nga ajri. Situata është drejt përmirësimit, për vetë faktit se puna me helikopter ka rezultuar efikase. Situata është ende problematike në kodrat pyjore të fshatit të Peshtanit. Vetëm pak minuta më parë, ishte e pamundur për të përshkuar rrugën nga fshati Peshtan në drejtim të Cakranit. E gjitha zona e kodrave të fshatit Peshtan, është nën pushtetin e flakëve dhe tymit.

Nga momenti në moment, pritet të zbarkojë në vendngjarje edhe ministri i sapoemëruar, Taulant Balla, i cili pritet të bëjë një vëzhgim nga afër për situatën e krijuar. Ende nuk ka një emër konkret se kush mund të jetë shkaktar i këtij zjarri, por dyshohet se ndonjë person i cili udhëtonte përgjatë kësaj rruge, mund të ketë hedhur një cigare, dhe për shkak të temperaturave të larta, mund të ketë shkaktuar këtë zjarr”, raportoi gazetari Musaj./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re