Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, pas largimit nga stoli kueqzi nuk ka pasur sukses në anën profesionale pasi vijon të mbetet i paangazhuar në ndonjë ekip si drejtues.

Italiani dështoi te Depertivo Alaves dhe pas largimit nga Spanja nuk ka gjetur më ekip. Ai është pa skuadër që prej 27 nëntorit të 2017, një kohë shumë e gjatë që mbetet jashtë futbollit.

De Biasi e ka pranuar se po e vuan shumë këtë periudhë që nuk është aktiv në futboll. Ai dha një intervistë për TorinoGranata.it ku u pyet për një sërë çështjesh. Nuk mund të mungonte pyetja nëse kishte qenë afër Torinos në momentin që u largua Mazzarri.

“Jam kontaktuar vetëm nga gazetat”,  tregon ish-trajneri i Shqipërisë. I ngacmuar nga gazetari se kur do të rikthehej në fushë, De Biasi u përgjigj: “Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në futbollin aktiv, sepse do të kafshoj dikë shpejt ose vonë, kështu që më mirë dua të kafshoj metaforikisht kundërshtarin”, – tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re