Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar sërish punën këtë të mërkurë dhe kanë rinisur protestën, pasi kërkojnë të marrin pagesat.

Mësohet se rreth 20 punonjës kanë bllokuar totalisht punën dhe janë vendosur para dyerve të inceneratorin, ku kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.

Shkak për protestën është bërë mos marrja e pagës prej 5 muajsh dhe prej një kohe të gjatë nuk i janë paguar as sigurimet shoqërore.

Edhe pse në këtë incenerator janë rreth 6 bashki të qarkut që duhet të depozitojnë mbetjet, punonjësit si pasojë e bojkotimit të punës nuk i kanë lejuar makinat që të hyjnë.

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re