Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, është një ndër personat e infektuar me Covid-19 në vendin tonë. Në një lidhje skype në emisionin “Open”, Alimadhi tha se ka rreth 63 ditë i infektuar.

Ai shprehet se nuk e di nga kush mund të jetë infektuar, pasi ka pasur shumë kontakte.

“Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe tani në 14 ditë në regjim shtëpie. Në total i bie diku rreth 60 ditë i infektuar”- tha Alimadhi.

Si paraqitet gjendja juaj shëndetësore?

“Pas skanerave të bërë rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj”- shtoi deputeti.

Alimadhi është shprehur se akoma vazhdon të jetë me oksigjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re