Prej ditësh 7 ditësh masivi pyjor në Pishporo është përfshirë nga flakët, ku janë djegur rreth 500 ha pisha.

Sot, për t’i ardhur në ndihmë shërbimit zjarrfikës, në vendin tonë kanë mbërritur dy avionëve Canadair.

Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës se bërë mekanizmit europian të mbrojtjes civile, të cilës Greqia iu përgjigj pozitivisht.

Zjarri në zonë ka rënë prej rreth një jave, por për shkak të dendësisë së pyllit dhe erës që e favorizonte, shuarja e flakëve ishte e vështirë në rrugë tokësore, dhe vetëm ndërhyrja nga ajri do mund të ndihmojnë në shuarjen e vatrave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re