Studime të ndryshme kanë rihapur debatin se kur bebet duhet të fillojnë të flenë në dhomën e tyre përderisa nuk ka ndonjë kohë specifike se kur duhet të largohet fëmija nga dhoma e prindërve dhe të flejë në dhomën e tij.

“ Për mendimin tim është mosha rreth 2 vjeç, kur fëmija duhet të flejë në dhomën e tij sepse është pikërisht kjo moshë kur  fëmija  fillon të ecë dhe të kuptojë”, tha Hoxha.
Sipas saj, janë disa arsye që nëse fëmija flen në të njëjtin shtrat me prindërit, rreziqet janë të paevitueshme. “ Në radhë të parë gjumi në të njëjtin shtrat me prindërit ndikon në rritjen e temperaturës së fëmijës gjatë natës, pastaj në rast se prindërit janë konsumues të alkoolit dhe kanë gjumë të thellë etj, janë mundësi të rrezikimit të mirëqenies së fëmijës” , pohoi Hoxha.
Prindërit duhet t’i njoftojnë fëmijët  të jenë të vetëdijshëm për të gjitha etapat. Shpeshherë prindërit nga ankthi se a do t’ia dalë fëmija i tij dhe nga ndjenja e fajit që të lënë atë vetëm në dhomë  ndikon keq tek fëmija duke e bërë atë të pasigurtë në vendimmarrje tutje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re