Një 70-vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Mësohet se i moshuari kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku po trajtohej nga Covidi.

Pritet që rasti i tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, nga 2560 teste të kryera kanë rezultuar 694 persona pozitiv me Covid-19. Sakaq betejën me virusin nuk kanë mundur që ta fitojnë 6 pacientë, mes tyre edhe një 28-vjeçare shtatzënë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, ditën e djeshme kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re