Bajram Cani i cili u gjet i pajetë këtë të diel në banesën e tij, është i ati i Plarent Canit i cili në 2 shtator 2013 u vra në një atentat mafioz pranë pallatit që po ndërtonte.

I telefonuar nga familjarët, i moshuari nuk ishte bërë i gjallë prej ditësh, gjë që ka bërë që një i afërm të shkojë në banesën e tij për ta gjetur më pas të vdekur.

I ati i biznesmenit, Bajram Cani prej vitesh dilte në emisione të ndryshme duke i bërë thirrje qeverisë për të vendosur drejtësi për djalin e tij, pasi asnjë instancë shtetërore nuk kishte bërë asgjë për të zbardhur ngjarjen.

Bajram Cani

Plarent Canaj u vra në një atentat të mirëorganizuar me katër plumba, dy në kokë dhe dy në zemër. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor qëlluan me plumba babain e tre fëmijëve dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i krimit.

Në atë kohë pista kryesore e hetimeve ishte për larje hesapesh nga e kaluara e tij në shtetin italian, por nuk u përjashtua as ndonjë konflikt pronësie për tokën ku po ndërtohej pallati.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re