Pas disa orësh në ambjentet e komisariatit nr1 në Tiranë, nëna e Gert Shehut është nxjerrë me ambulancë.

 

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është kërkuar ndihma mjekësore pasi gruaja nuk është ndjerë mirë.

 

 

Nëna e Shehut u thirr nga policia pas incidentit që shkaktoi djali i saj gjatë protestës së opozitës në Bulevard.

 

 

Gert Shehu, 31-vjeç qëlloi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re