Banorët e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës prej ditësh janë pa ujë të pijshëm. Me uljen e ndjeshme të temperaturave, rrjeti i ujësjellësit nuk ka funksionuar duke bërë që banorët të mos kenë ujë në çezmat e tyre.

Banori i fshatit Laskizë, Besim Hoxha thotë se ka njoftuar të gjitha autoritetet vendore dhe ato qëndrore, por asnjë masë nuk është marrë deri tani.

Situatë problematike paraqitet edhe me rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative pasi ka prezencë të madhe të akullit kudo dhe të dëborës që shkon deri në rreth 20 cm. Banorët apelojnë për ndihmë pasi po shkojnë drejt izolimit të plotë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re