Një 33-vjeçare nga Lushnja është larguar nga banesa prej dy ditësh dhe nuk është kthyer më. Si pasojë, motra e saj ka bërë denoncim në Polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re