Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenaj, Pogradec rezulton i zhdukur që prej datës 13 nëntor.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se po punojnë për gjetjen e tij, ndërsa mësohet se kallëzimi në polici është bërë nga 56-vjeçarja, e cila tha se nipi i saj u largua nga banesa dhe s’u kthye më.

33-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja B. K., 56 vjece, banuese në fshatin Rrëmenj, e cila ka kallëzuar se më datë 13.11.2024, është larguar nga banesa, nipi i saj, shtetasi N. Sh., 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re