Prej gati 2 muajsh me dhjetëra makineri dhe pajisje bujqësore janë bllokuar në portin e Durrësit dhe nuk janë lejuar që të dalin nga pika doganore. Arsyeja ka qenë mospajisja e këtyre makinerive me çertefikatat fitosanitare. Kjo çerfikatë është e detyrueshme vetëm për mjetet bujqësore të përdoruara.

Operatori ekonomik, që ka sjellë deri në port këto pajisje nuk e ka pasur këtë çertefikatë. Vendimi për mjetet bujqësore të përdorura, dhe pajisja e tyre më çertefikata fitosanitare është marrë në muajin mars.

Sipas vendimit që ka hyrë në fuqi në datën 1 Prill, të gjithë operatorët që nuk e kanë një certifikatë të tillë duhet të njoftojnë inspektorët e AKU-së.

Ndërsa në dokumentin e firmosur nga drejtori i doganës së përgjithshme Gent Gazheli, të gjitha subjektet duhet ti referohen aneksit nr IX I datës 15 mars 2022:

Për miratimin e rregullores për masat mbrojtëse kundër dëmtuesve të bimëve, pjesa A

Lista e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera me origjinë nga të gjitha vendet e origjinës ose dërgimit, për importin e të cilave në territoret e Shqipërisë kërkohet një çertefikatë fitosanitare në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe për të cilat është i nevojshëm ekzaminimi fitosanitar si dhe makineirtë dhe makinat e përdorura në bujqësi dhe pylltari që duhet të shoqërohen me çertifikatë fitosanitare, pra të kontrollohen nga inspektorët e Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore pranë AKU në pikat e inspektimit kufitar.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në 22 prill të këtij viti, dhe iu kërkohet operatorëve që të marrin çertefikatën nga vendi i origjinës ose në rast të mos marrjes së çertefikatave nga operatorët të njoftohen inspektorët e AKU. Kjo masë mbron sigurinë ushqimore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re