Mbrëmjn e sotme banorët e Unazës së Re, kanë protestuar sërish kundër projektit për ndërtimin e rrugës që do të prish banesat e tyre.

Por siç duket nga kjo foto, në një nga automjetet është ish lideri
socialist Fatos Nano. Në drejtimin e makinës është bashkëshortja e tij,
ndërsa ish-kryeministri qëndron i ulur në vendin e pasagjerit.

Si Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij e kanë marrë me sportivitet këtë protestë, ndërsa kanë përshëndetur banorët.

Prej kohësh zoti Nano është jashtë politikës aktive, ndërsa
socialistët ndonjëherë kur janë në situata të vështira nxjerrin në
publik mesazhe të tij, megjithatë ai vetë publikisht ka shumë kohë pa
folur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re