Pas protestës së banorëve të pallatit nr.21 në lagjen nr.7 të qytetit, të cilët u mblodhën paraditen e kësaj të premteje në sheshin përpara bashkisë, kjo e fundit sqaron se në ç’pikë ka ngecur procesi për ringritjen e pallatit të shembur rreth 1 vit më parë.

Bashkia Durrës nënvizon se “i gjithë proçesi që po kryhet nga FSHZH, është në fazën e garës për përzgjedhjen e firmës fituese e më pas do të fillojë puna për rindërtimin e pallatit”.

Lidhur me ankesën e banorëve, të cilët u shprehën se kanë 3 muaj pa marrë bonuset e qirasë, bashkia thekson se “banorët e këtij pallati kanë marrë bonus qeraje dhe do të vazhdojnë ta përfitojnë këtë bonus derisa të hyjnë në banesat e tyre të reja.”

Njoftim i Plotë nga bashkia e Durrësit:

Në lidhje me protestën e disa banorëve për pallatin e tyre nr.21 në lagjen 7, Bashkia e Durrësit sqaron se pallati i tyre është shembur dhe do të rindërtohet nga e para në të njëjtin vend. Ashtu siç kemi sqaruar banorët e pallatit i bëjmë me dije edhe të gjithë opinionit publik se i gjithë procesi që po kryhet nga FSHZH është në fazën e garës për përzgjedhjen e firmës fituese e më pas do të fillojë puna për rindërtimin e pallatit ku këta banorë do të përfitojnë apartamente të reja më të forta e më të sigurta se ato që kishin përpara tërmetit.

Gjithashtu banorët e këtij pallati kanë marrë bonus qeraje dhe do të vazhdojnë ta përfitojnë këtë bonus derisa të hyjnë në banesat e tyre të reja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re